Ceremonia e "Bluzave të Bardha" për studentët fitues në degët Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Shëndet Publik për vitin akademik 2026-2027

Fakulteti i Mjekësisë, UMT organizon Ceremoninë e "Bluzave të Bardha" për studentët fitues në degët Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Shëndet Publik për vitin akademik 2026-2027.

Ceremonia do të zhvillohet në sallën e leksioneve, godina e lëndëve paraklinike, ora 8.30, datë 5 Tetor 2026.

Ftohen të marrin pjesë studentët e vitit të parë, stafi akademik, ndihmës akademik dhe administrativ.

Fakulteti i Mjekësisë ju uron vit të mbarë akademik!

Ceremonia e bluzave te bardha 2026